Veturat me targa serbe hynë kundërligjshëm në Kosovë, arrestohet drejtuesit
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së hënës së 9 marsit në fshatin Koshuticë të Leposaviqit kishte ndaluar tri vetura me targa të Serbisë të cilat po drejtoheshin nga meshkuj kosovar, të cilët, sipas tyre, nga territori i Serbisë kishin hyrë kundërligjshëm në territorin e Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, hyrja e tyre ishte bërë janë vendkalimeve kufitare. Kanë bërë të ditur se të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor e pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.
“KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT. Fsh. Koshuticë, Leposaviq / 09.03.2026–16:20. Njësiti policor ka ndaluar tri vetura me targa të Serbisë me drejtues meshkuj kosovarë të cilët nga territori i Serbisë në mënyrë të kundërligjshme jashtë vendkalimeve kufitare kanë hyrë në territorin e R. të Kosovës. Të dyshuarit janë dërguar në stacion policor, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.



