Vidali në shitje

10 mars 10:31

Interi pritet të largojë disa futbollistë në fund të sezonit. Në mesin e lojtarëve që klubi italian po planifikon t’i hedhë në shitje është edhe Arturo Vidali, shkruan “Calcio Mercato”.

Kiliani ka vetëm 11 ndeshje si startues këtë sezon tek Interi, kurse në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime në 32 ndeshje.

Për 33-vjeçarin interesim ka shfaqur klubi brazilian, Flamengo.

Vidali iu bashkua Interit në shtator të vitit 2020 nga Barcelona si lojtar i lirë.

Kontrata me Interin i skadon në verën e vitit 2022.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës, njoftoi se të martën më 9…