Video e publikuar e vullnetarëve serbë në Ukrainë: Lufta në Ukrainë është luftë për Kosovën

05 shkurt 2023 | 19:16

Kanali rus pro regjimit në YouTube, Prave vijesti ka transmetuar një intervistë me dy mercenarë serbë që iu bashkuan njësisë private ruse Pavel Sudoplatov në Zaporizhzhia, një qytet në Ukrainë.

Në video shfaqen dy persona të maskuar, me nofkën “Sava” dhe “Dunav”. Ata mburreshin se më parë ishin anëtarë të policisë ushtarake serbe dhe se ishin bashkuar me njësinë “me thirrjen e zemrës së tyre” për të mbrojtur “vlerat e përbashkëta të krishtera me vëllezërit e tyre rusë”. Dunav tha se ai erdhi “për të ndihmuar vëllezërit rusë sepse serbët pësuan padrejtësi në vitet ’90”.

Ushtari rus, i cili u prezantua si viking dhe përktheu atë që thoshin luftëtarët serbë, tha se ai ishte një anëtar i “Lëvizjes ndërkombëtare ruso-sllave Rilindja, qëllimi i së cilës është të mbledhë të gjithë sllavët rreth “Nënës Rusisë” dhe rusëve”. Mercenarët serbë Sava dhe Dunav thanë se “Kosova mund të çlirohet vetëm me ndihmën e Rusisë” dhe se “lufta në Ukrainë është njëkohësisht luftë për Kosovën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Europian gjatë ditës së sotma ka vendosur që të…