VIDEO | Meta përgatitet me susta për të protestuar poshtë ballkonit të Berishës: Do këndojmë ‘Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha’

22 prill 2024 | 14:05

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është kujtuar sot për aleatin e tij Sali Berishën i cili është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për aferën ‘Partizani’.

Ndërsa po përgatit Konventën Kombëtare të vendimeve të mëdha e vendimtare për të ardhmen e Partisë së Lirisë, sic ai thotë, mbrëmjen do e mbyll poshtë ballkonit të Berishës, ku mblidhen prej fundit të dhjetorit një grusht  mbështetësish të ish-kryeministrit.

Siç i ka bërë të zakonshme daljet në rrjetet sociale, Meta shfaqet duke bërë ushtrime fizike dhe duke udhëzuar stafin për mënyrën e organizimit të Konventës.

“Me SuperBerishën tonë, Kampionin dhe Rekordmenin absolut, jo vetëm punojmë por edhe stërvitemi si njëherë e një kohë.

Në 27 Prill, ora 10:00, e hapim Konventën Kombëtare në Pallatin e Kongreseve me këngën “Për ty Atdhe” me djalin e Mentor Xhemalit dhe e mbyllim në mbrëmje tek “Rruga e Shpresës” me këngën “Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha”!”- shkruan Meta krahas videos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thiago Alcantara nuk do të qëndrojë te Liverpool. Ish-mesfushori i…