VIDEO që po bën xhiron e rrjetit, Fero godet “live” Arbenitën pasi i nxori nënën në “TikTok”

12 prill 2023 | 23:47

Fero dhe Arbenita janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizit. Çifti është mjaft aktiv në rrjetet e tyre sociale, madje dhe në “TikTok” ku herë pas herë futen “live” për fansat e tyre.

Ata jetojnë në të njëjtën shpi, mirëpo kur futen “live” pozicionohen në dhoma të ndryshme. Së fundmi, një episode i shpëtuar nga “live” që çifti kishte bërë ditën e djeshme po bën xhiron e rrjetit.

Fillimisht ishte modelja ajo që debatoi me këngëtarin, pasi ky i fundit ndau informacione në publik për Arbenitën, ndërsa një tjetër moment i cili është shfaqur është kur reperi tregohet i dhunshëm me të.

Kështu, Fero duket i acaruar kur Arbenita nuk sheh që pas saj, shfaqet mamaja e tij (vjehrra e saj) në video dhe pas sekonda më pas, modelja shkon në dhomën e partnerit, ku ai shfaqet duke e goditur.

Fansa të shumtë kanë reaguar të revoltuar ndaj këtij veprimi të Feros.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së mërkurës në qytetin…