VIDEO | Trump shpall fundin e konfliktit mes Azerbaixhanit dhe… Shqipërisë?

20 gusht 2025 | 16:24

Presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se ka ndërmjetësuar paqen mes Azerbaixhanit dhe Shqipërisë”, duke ngatërruar vendin tonë me Armeninë. Deklarata u bë gjatë një interviste në “The Mark Levin Show”, ku Trump u mburr se kishte zgjidhur disa konflikte ndërkombëtare.

Në realitet, marrëveshja që ai përmendi lidhet me konfliktin shumëvjeçar mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e Nagorno-Karabakhut, ku në vitin 2023 Azerbajxhani rimori kontrollin. Shqipëria nuk ka qenë pjesë e këtij konflikti.

Trump tha se kishte arritur të ulte palët në tryezë dhe se pas bisedimeve ata madje “përqafuan njëri-tjetrin”, duke e cilësuar si një nga sukseset e tij më të mëdha diplomatike. Deklarata e tij ka ngjallur reagime për shkak të gabimit flagrant gjeopolitik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flakron Shala ka vizituar të mërkurën babanë e vet në…