Videoja e saj po bën “kërdi” në TikTok dhe njerëzit nuk e dinë pse, modelja mund të thyejë rekordin e të gjitha kohërave

17 prill 2024 | 12:24

Një modele australiane mund të thyejë rekordin e të gjitha kohërave për videon më të pëlqyer të TikTok-ut.

Leah Halton e njohur në TikTok me llogarinë @looooooooch ka mbi 8 milionë ndjekës dhe 195.8 milionë pëlqime në platformë, shkruan New York Post.

Modelja 23-vjeçare ka publikuar një video të saj në makinë duke dëgjuar këngën “Praise Jah in the Moonlight” nga YG Marley dhe ekzistojnë mundësitë që videoja e shkurtër të bëhet më e pëlqyera në platformë.

Summer😊#Inverted ♬ Praise Jah In The Moonlight – YG Marley

 

Videoja është vetëm 12 sekonda, dhe fillon me modelen e cila afron telefonin afër fytyrës së saj dhe pastaj fillon të luaj buzët e të këndojë duke buzëqeshur.

E publikuar për herë të parë më 5 shkurt, videoja ka marrë 683.1 milionë shikime, 46.3 milionë pëlqime, 1.6 milionë komente, derisa 4.1 milionë llogari e kanë ruajtur videon e saj.

Shumë prej komenteve përfshinin njerëzit që komentonin sasinë e pëlqimeve që ka marrë videoja e modeles.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot paradite, në Olimp të Athinës, është ndezur pishtari me…