(Videoreportazh, nata e 63 në Prishtinë) Ndeshja e Kosovës zvogëlon qarkullimin

06 shtator 2020 | 23:58

Ndeshja e futbollit e Përfaqësueses së Kosovës kundër Greqisë që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndikoi që qarkullimi të këtë rënie në orarin kufizues, por edhe ashtu pati lëvizje të shumta, raporton “Epoka e re”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin 24 orësh të dielën ka njoftuar se 7 persona e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, derisa  92 persona kanë rezultuar pozitiv.

“Janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 92 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 14.119 raste nga 54.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 563 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.546 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.010.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëria e Bashkuar ka shënuar dy mijë e 988 raste…