
Vidhen kompjuterë dhe laptopë në shkollën “Hasan Prishtina” në fshatin Milloshevë
29 mars 2021
| 10:24
Të dielën në shkollën “Hasan Prishtina” në fshatin Milloshevë janë vjedhur disa kompjuterë, laptopë dhe pajisje tjera teknologjike. Komuna e Obiliqit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, rastin në fjalë e ka paraqitur para organeve kompetente të drejtësisë dhe si institucion komunal shpresojnë që të bëhet zbardhja e rastit sa më shpejtë.
“Njëkohësisht bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mbrohen investimet tona të përbashkëta e në theks të veçantë të ruajmë institucionet e dijes dhe diturisë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Obiliqit.