Vidhet një veturë në Fushë Kosovë

08 nëntor 2021 | 18:11

Një veturë është vjedhur gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë.

Rasti është paraqitur edhe në Policinë e Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga raporti 24 orësh.

“Rr. Drenica, Fushë Kosovë, 07.11.2021 – 19:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga personi, persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij me targa vendore. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”.

Klankosova.tv mëson se vetura e vjedhur është e Guri Berisha, djalit të kryetarit aktual të Fushë Kosovës Burim Berisha. Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me kryetarin e Fushë Kosovës Burim Berisha, për të marrë informacione lidhur me rastin por i njëjti nuk është përgjigjur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar…