Vieri: Milani kalon Napolin, por në finale shkon Interi

22 mars 2023 | 12:59

Në platformën e tij, “Bobo TV”, Christian Vieri, në bashkëbisedimet e përhershme me “Lele” Adanin, Antonio Cassanon dhe Nikola Ventolën, bën një parashikim “jashtë normales”, për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe jo vetëm, të paktën duke u nisur nga forma që po kalojnë skuadrat aktualisht.

“Ndeshjet mes Milanit dhe Napolit do të jenë shumë taktike. Madje, unë pres një 180-minutësh apo ndoshta edhe më shumë të mërzitshme. Ky është mendimi im, pasi po flasim për dy skuadra që e njohin shumë mirë njëra-tjetrën dhe në Ligën e Kampionëve, diferencat që janë në kampionat mund të zërohen. Për Napolin do të kishte qenë më mirë që të gjente një skuadër të huaj, për stilin e lojës që ka, ndaj në fund unë them se do të jetë Milani, ai që do të kalojë në gjysmëfinale, përballë skuadrës së Spalettit. Por deri këtu ama, sepse nga ana tjetër unë mendoj se Interi do të dijë të kalojë Benficën, e cila nuk është më skuadra e sezonit të kaluar dhe do të kemi një derbi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Në finale? Shkon Interi, pasi individualisht është më lart sesa Milani”, ka deklaruar Vieri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shumë vitesh në elitën e futbollit evropian dhe atij…