Vihet gurthemeli i ndërtimit të QMF-së në Lluzhan të Podujevës

01 shtator 2021 | 14:07

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi së bashku me drejtorin gjeneral të organizatës “Kuwait Society For Relief Kosova” kanë vendosur gurthemelin e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Lluzhan.

Bulliqi ka thënë se me ndërtimin e objektit të ri, objekti ekzistues i QMF-së në Lluzhan adaptohet dhe shndërrohet në çerdhe.

“Me këtë po realizohet edhe një kërkesë e kamotshme e banorëve të kësaj ane dhe një zotim i yni. Ky është një donacion shumë i vlefshëm për komunën tonë dhe ndjehem pafundësisht falënderues kësaj organizate dhe ndërmjetësit Shaqir Shaqiri që e bëri të mundur realizimin e këtij projekti në Komunën e Podujevës”, ka thënë kryetari Bulliqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me famë botërore, Adele, është fotografuar së fundmi me…