Viktimat e agjentit nervor në Britani kanë prekur një gjë të kontaminuar

05 korrik 2018 | 20:26

Policia britanike ka thënë të enjten, se një burrë dhe një grua, të cilët janë në gjendje kritike pasi janë helmuar me agjent nervor Noviçok në veri të Britanisë, i janë ekspozuar toksinës, pasi kanë bartur një artikull të kontaminuar, transmeton Reuters.

“Pas testimit të disa mostrave nga pacientët, tani kemi kuptuar se ata i janë ekspozuar agjentit nervor pasi kanë bartur një artikull të kontaminuar”, ka thënë Policia e Londrës.

“Detektivët janë duke punuar me intensitet të shtuar për të identifikuar burimin e kontaminimit”, ka njoftuar kjo Polici.

Gruaja 44 vjeçare dhe burri 45 vjeçar, janë sëmurë pasi kanë bartur atë që policia e ka cilësuar artikull të kontaminuar, afër zonës ku ishte helmuar me po të njëjtën substancë, ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia në muajin mars.

Britania akuzon Rusinë për helmim të Skripalëve me Noviçok, agjent nervor, i cili është zhvilluar nga ushtria sovjetike në kohën e Luftës së Ftoftë.

Rusia, e cila aktualisht ëshë nikoqire e Kampionatit të futbollit për Kupën e Botës ka kundërshtuar çdo përfshirje në incidentin e marist, duke thënë se shërbimet e sigurisë britanike kanë kryer sulmin për të shkaktuar histeri kundër Moskës.

“Sytë e botës aktualisht janë te Rusia dhe jo vetëm për shkak të Kupës së Botës”, ka thënë sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid.

“Tani është koha që shteti rus të sqarojë se çfarë është duke ndodhur”, ka thënë ai.

Kremlini në anën tjetër ka thënë se Rusia ka ofruar ndihmë për sulmin me agjent nervor, mirëpo e njëjta është kundërshtuar nga autoritetet britanike, përcjell REL.

Kryeministrja britanike, Theresa May, duke folur së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel ka thënë se është “shumë shqetësues” fakti që edhe dy persona tjerë i janë ekspozuar Noviçokut dhe se mendimet e saj janë për personat e asaj zone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, u…