Viktimat në Prizren, burrë e grua që jetonin në Suedi

22 janar 2020 | 14:52

Dy personat, D.H dhe S.H. që janë gjetur të vdekur sot në shtëpinë e tyre në Prizren, janë burrë e grua që kanë jetuar në Suedi.

Vesel Gashi nga Policia e Kosovës ka thënë se dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vrasje dhe se aty është gjetur një armë zjarri me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Ai ka thënë se ende s’ka të dyshuar apo të arrestuar për rastin.

Ata kishin hyrë në Kosovë më 20 janar./KTV

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën është mbajtur tryeza e diskutimit e organizuar nga…