“Viktimë e regjimit serb”, “Je i fundit në listë për të folur për UÇK-në”- përplasje në Kuvend ndërmjet PDK-së dhe LV-së

20 shtator 2021 | 13:13

Deklarata e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, ku i tha se “ti ke shumë dëshirë me qenë luftëtar e çlirimtar i UÇK-së, por je vetëm viktimë e regjimit serb”, ka bërë që të reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Konjufca ia ka tërhequr vërejtjen deputetit Tahiri, duke kërkuar nga ai që të mos bëjë dallime të tilla.

“Është e turpshme me dëgjua dallime të tilla në Kuvendin e Kosovës. Nuk duhet të jetë në gojën e asnjë deputeti që është zgjedhë nga populli. Natyrisht që kemi qenë viktima të regjimit të Millosheviqit, ka edhe luftëtar edhe dëshmorë e duhesh me dit ti që secili e ka vendin e vet. Të lutem mos e përsërit më së paku në Kuvend”, i është drejtuar Konjufca, Tahirit.

Pas kësaj, ka reaguar sërish Abelard Tahiri, duke thënë i thënë Konjufcës që të mos e keqpërdor deklaratën e tij.

“Bashkëndjej dhe ndjehem keq edhe për kryeministrin tonë që ka qenë viktimë e atij regjimi. Nuk po e keqpërdori. Si një gjimnazist në 99 kom protestua edhe për lirimin e tij. Mos e keqpërdor deklaratën time”, ka thënë Tahiri.

Lidhur me këtë temë ka ndërhyrë edhe kryeministri Albin Kurti.

“Nuk ndahet populli qysh po mendoni ju. Nuk mund ta përçani e ndani popullin në luftëtarë të pa epur e në viktima, është e padrejtë. Nëse ka qenë Adem Demaçi në UÇK, atëherë unë kam qenë sekretar i tij. Pyetni Sylejam Selimin dhe Rrustem Mustafën ju tregojnë, por pushoni me ketë idenë e përçarjes dhe të ndarjes. Dëshirën e juaj mos ma përshkruani si fakt mua”, ka thënë Kurti.

Sërish është deklaruar kryemparlametnari Galuk Konjufca, duke i thënë deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri se ai është i fundit në listë që duhet të flas për UÇK-në.

“Z. Tahiri nuk e di sa votues i ka PDK-ja, por ti kishe me qenë i fundit që kishe me fol për vlerat e UÇK-së. Ka plot tjerë në PDK që munden me tregu se kush është luftëtari i paepur e kush është UÇK e çka është, por ma merr mendja ti duhesh me qenë i fundit në listë”, ka thënë Konjufca.

Debati nuk ka përfunduar me kaq, pasi që sërish ka reaguar Ableard Tahiri.

“Unë jam prej atyre të parëve që më duhet me fol. Si një i ri që kam qenë në luftë, kam drejt me fol. Mos e keqpërdor foltoren e Kuvendit kryeparlametar. Sa i përket kryeministrit Kurti asnjëherë nuk të kemi parë në uniformë, as në zona të luftës. Asnjëherë nuk ke dhënë asnjë deklaratë për UÇK. Ke përkthyer për një njeri shumë të madh për të cilin përkulemi të gjithë”, ka thënë Tahiri, shkruan “Telegrafi”.

Lidhur me këtë debat ka ndërhyrë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i  cili i është drejtuar Konjufcës që po shkakton përçarje me qëllim.

“Kryeparlamentar ke dalë prej rolit që keni dhe nuk ju takon juve të jepni cilësime. E as të keqinterpretoni deklaratën e z.Tahirit që e ndërruar kontekstin për të arritur atë që ishte qëllim i kryeministrit që të zhvendoset tema për atë që u diskutua, e për të shkaktuar përçarje”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një nga këngëtaret më me stil në showbizi-n…