Violeta Dema e Nismës Socialdemokrate kërkon votën e qytetarëve

10 shkurt 2021 | 17:14

Kandidatja për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Violeta Dema, kërkon votën e qytetarëve të Kosovës, për tu zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës. Dema ka një bagazh të gjatë në jetën politike  e intelektuale.

Violeta Dema ka mbaruar studimet Bachelor në Kolegjin AAB në Administratë Publike dhe Diplomaci, studimet Master në Kolegjin Universum në degën Menaxhment , për të vazhduar me studimet Doktorale në Universitetin ECPD , të themeluar nga Kombet e Bashkuara në drejtim Menaxhment Strategjikë. Violeta Dema është në garë për ulëse në Kuvendin e Kosovës nga radhët e partisë NISMA SOCIALDEMOKRATE  #121 e radhitur me numrin #18!

Dema në një postim në profilin e saj në “Facebook” ka paraqitur angazhimin e saj mbi 20 vjeçar në jetën publike.

Postimi i plotë i Violeta Demës:

“Mbi 20 vite angazhim, jam angazhuar direkt në fuqizimin e gruas në vendimmarrje dhe do vazhdoj të jem zë i fuqishëm për to, po ashtu  rinisë duhet t’i sjellim infrastrukturë të denjë për arsim sa më cilësorë, të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë një shëndetësi konkurruese me rajonin,  do angazhohem në përmirësimin e Mirëqenies Sociale për një jetë të dinjitetshme dhe asnjëherë duke mos e harruar të kaluarën në ruajtjen dhe ngritjen e vlerave kombëtare.” V.D

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian mbesin të ndara lidhur me…