Violeta Dema rizgjidhet kryetare e Forumit të Gruas së Nismës në Gjakovë

25 tetor 2020 | 13:11

Sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Forumit të Gruas së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, ku nga delegatet e pranishme kryetare u rizgjodh Violeta Dema.

Nënkryetare e parë e Forumit të Gruas së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë është zgjedhur Hasbije Godanci, kurse sekretare Valdete Rrahmani.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, raporton “Epoka e re”.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se angazhimi i gruas në politikë është i domosdoshëm.

Sipas Hoxhës, Nisma Socialdemokrate brenda saj dhe qeverisjes qendrore e lokale është duke rritur në vazhdimësi numrin e grave në vendimmarrje.

“Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë që nga themelimi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fuqizimin dhe rritjen e Nismës Socialdemokrate, si dhe në angazhimin e saj politik, ekonomik dhe social, për një mirëqenie më të mirë për qytetarët e Gjakovës. Këtë forum, me pjesëmarrje e nderuan edhe përfaqësues të Nismës Socialdemokrate në qendër. Suksese kryetares së Forumit të Gruas së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, znj. Violeta Dema dhe shumë grave e vajzave të reja që po i rrinë besnike vizionit të Nismës në Gjakovë”, ka shkruar Fazli Hoxha, kryetar i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është gjetur e gjallë 26-vjeçarja, Egzona Ferati nga Komuna e…