VIP-at që kanë vdekur në rrethana të çuditshme (Foto)

26 qershor 2019 | 23:42

Vdekje natyrale apo komplot? Kurrë nuk është njohur arsyeja e vërtetë e vdekjes së këtyre personazheve shumë të famshëm.

E pabesueshme, shokuese dhe e habitshme. Kështu mund të përshkruhen vdekjet e disa prej VIP-ave përgjatë historisë. Versioni zyrtar ekziston, por teoritë surrealiste vazhdojnë të ushqehen me fakte shumë vite pas vdekjes së tyre.

Pse? Sepse kanë qenë shumë të famshëm dhe sepse vdekja e tyre e papritur ka qenë e lidhur me situata ekstreme.

Më poshtë, zbuloni VIP-at që kanë vdekur në rrethana të çuditshme./TCh

Diana, Princesha e Uellsit dhe Dodi Al-Fayed – Paparacët që i ndoqën u fajësuan për vdekjen e tyre, por Mohamed Al-Fayed tha se vdekja e të dyve ishte një komplot kundër princeshës së Uellsit.

Jeff Buckley – Ai dyshohet se hyri në lumin Wolf i veshur, sipas mikut të tij Keith Fonti i cili ishte me të. Trupi i tij u gjet pesë ditë më vonë.

Bruce Lee – Zyrtarisht ai vdiq nga një aneurizëm, por teoritë tregojnë për një vrasje.

Elvis Presley – Këngëtari u gjet i pavetëdijshëm në dysheme në të njëjtën ditë kur ai duhej të largohej nga Memphis. Teoritë tregojnë për vetëvrasje për shkak të numrit të sëmundjeve të pësuara.

Marilyn Monroe – Versioni zyrtar flet për një mbidozë, por të afërmit e saj raportuan se vdekja e saj kishte qenë një vrasje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur mbledhjen e radhës të Këshillit…