Virusi Covid-19 ishte prezent në Kosovë, Evropë dhe në afërsi të ShBA-së para se të vendosej Wuhani në karantinë

17 prill 10:04

Fizika simetrike është rruga e vetme për parandalimin e shpërndarjes së Coronavirusit COVID -19 (12)

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Përhapja e virusit sipas fizikës simetrike

Sqarim.

Mbi të dhënat e paraqitjes së parë të virusit Covid-19 në Wuhan të Kinës gjenden të dhënat aktive ende në internet, dhe mendohet se rastet e para janë paraqitur më 17 nëntor 2019. Kjo mënyrë e përhapjes bazohet në fizikën simetrike, edhe pse përhapjes i ka ndihmuar qarkullimi i njerëzve, prapë se prapë shpërndarja maksimale është bërë nën ndikimin e fushave antimagnetike të diellit dhe trupit qiellor (X), të cilat fusha nuk i njeh ende fizika e tanishme, por sqarohen vetëm përmes fizikës simetrike.
Diametri i diellit është 109 herë më i madh se diametri i tokës, prandaj i gjithë planeti i tokës ndodhet nën presionin e fushës antimagnetike të diellit, i cili presion vije duke u shpërndarë nga qendra e tokës në drejtim të periferisë.
Qyteti Wuhan ndodhet në lartësinë e paraleles 30,5° në veri, dhe pasi toka rrotullohet në kahe të kundërt me akrepat e orës, çdo herë kur qyteti Wuhan gjendet nga ana e majtë e diellit, mbi viruset Covid-19 ka vepruar një pjesë e fushës antimagnetike (A), sikurse e shpreh figura në vijim.

Kjo fushë antimagnetike e diellit (A) ka drejtim të kundërt me rrotullimin e tokës, prandaj disa viruse Covid-19 i ngadalëson, duke i mbajtur në pozita të palëvizshme, por pasi toka rrotullohet rreth boshtit të vet këto viruse Covid-19 gradualisht vijnë duke lëvizur përgjatë paraleles 30°, duke e kaluar tërësisht pjesën e Kinës, të shoqëruara me infeksionet e njerëzve me Covid-19, e duke vazhduar rrugën në drejtim të lartësisë së paraleles së tokës që gjendet në këndin 30° në veri mbi ekuator.
Një argument tjetër. Toka ka formën sferike, dhe rrotullohet rreth boshtit të vetë nga këndi 21.8° deri në 24.4°, e që aktualisht është 23°26’14’’, në këtë mënyrë këndi në mes rrezeve të diellit dhe ekuatorin formon këndin 23° me planin që kalon nëpër qendër të tokës.
Kjo ndikon në fushën antimagnetike të diellit të cilën e ndanë në dy fusha: a) Fusha antimagnetike e diellit nga mesi i tokës e cila anon nga këndi 23° nga jugu në drejtim të ekuatorit dhe vazhdon nga poli i veriut (ngjyrë e kuqe), si dhe b) Fusha antimagnetike e diellit nga mesi i tokës nga këndi 23° jug e cila anon në drejtim të polit të jugut (ngjyrë e kaltër) ashtu sikur shihet në figurën e mëposhtme:

Pasi qyteti Wuhan ndodhet në veri në paralelen në lartësinë 30,5° në viruset Covid-19 vepron fusha antimagnetike e diellit e cila fillon t’i ngritë dhe t’i shpërndanë viruset Covid-19 nga lartësia e paraleles 30° në drejtim të lartësive të paraleleve 40°,50°,60° e kështu me radhë (ashtu sikur shihet në figurën në vijim).


Tani duke u bazuar në të dhënat përmes interneti virusi Covid-19 e ka origjinën nga 17 nëntori i vitit 2019. Në këtë kohë distanca në mes tokës dhe hënës ishte 377 979 km, që afërsisht fusha antimagnetike e tokës kishte vlerës në 80° afër maksimales.
Kjo ka ndikuar që viruset Covid-19, nën ndikimin e fushës antimagnetike të tokës, të ngritën në një lartësi nga sipërfaqja e tokës, dhe nuk kishte pasoja të shumta.
Por rreziku ishte rritur më shumë rreth:
a) 12/12/2019 kur distanca maksimale në mes tokës dhe diellit ishte 405 164 km
b) 09/01/2020kur distanca maksimale në mes tokës dhe diellit ishte 406 144 km
c) 05/02/2020 kur distanca maksimale në mes tokës dhe diellit ishte 406 542 km
Në këto data fusha antimagnetike e tokës në drejtim të hënës ishte në vlerën minimale, prandaj kjo fushë nuk ka pasur mundësi për t’i larguar aq shpejt viruset nga toka jo vetëm ditën por as natën.
Fatkeqësisht, tokës në këtë kohë i vije edhe një problem nga fusha antimagnetike e një trupi qiellor (X) i pa vërejtur nga shkenca në këtë kohë. Këtë trup qiellor, tani, nuk e di se cili është, sepse unë nuk posedojë teleskop modern ashtu sikur NASA, por, sipas kalkulimeve që kam bërë, i sigurt jam se ky trup qiellor ndodhet përtej sistemit tonë diellor, dhe me datën 04/01/2021 qendra e diellit, e tokës dhe trupit qiellor (X) kalojnë nëpër një drejtëz (a) ashtu sikur shihet në figurën më poshtë:


Ky trup qiellor (X), nën veprimin e fushës antimagnetike të tij, e shtyn tokën në drejtim të diellit, duke e kthyer orbitën e tokës nga rrethore në formë elipse.
Prandaj, nga fillimi i nëntorit deri në fillim të marsit toka ndodhet nën presion të madh nga fushat antimagnetike të këtyre dy trupave qiellorë, por që ky presion kulmin e kishte më 05/01/2020 kur toka ndodhet në distancën më të afërt me diellin.
Pasi hëna rrotullohet rreth tokës kjo distancë ndryshon kohë pas kohe, kështu që më 12/12/2020, 09/01/2020 si dhe 05/02/2020, rreth këtyre datave (disa ditë para kësaj date dhe disa ditë pas kësaj date) fusha antimagnetike e tokës ishte në nivelin më të ulët, kjo ka ndikuar që virusët Covid-19 nën ndikimin e fushës antimagnetike të diellit dhe trupit (X) kanë lëvizur në drejtim të paraleles 30° por edhe duke u ngritur gradualisht nga poli i veriut në lartësinë 40°,50° e kështu me radhë.
Mjafton të theksohet se toka rrotullohet rreth boshtit të vet për 24 orë, kjo ndikon që viruset e rrezikshme të kalojnë shumë shtete brenda një dite, dhe kjo lëvizje e viruseve ndodhë kur toka është më afër diellit (nëntor, dhjetor, janar, shkurt) duke e arritur kulmin në janar, por kur toka ndodhet ma larg diellit, rreth korrikut kjo nuk ka rëndësi sepse një përhapje e tillë thuajse është e pamundshme.

Për këtë arsye themi se virusi Covid-19, duke mos përmendur shtetet e tjera që gjithsesi ka qenë prezent edhe në këto shtete, ka arritur edhe në Shqipëri dhe Kosovë dhe atë nga fundi i dhjetorit, duke e vazhduar rrugën në drejtim të paraleles në lartësinë 30° e duke u ngritur në lartësitë e tjera.

(Vijon nesër)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa media raportuan sot se Lidhja Demokratike e Kosovës do…