“Virusi do të zhduket…”, Trump: Shumë shpejt do të më jepni të drejtë

20 korrik 2020 | 10:45

“Në fund do kem të drejtë, e kam thënë virusi do të zhduket”. Janë këto fjalët e Presidentit amerikan Donald Trump, gjatë një interviste për Fox News.

Ai shpreh bindjen se virusi do të zhduket, bindje e tij, pavarësisht shtimit të rasteve në shtete si California, Texas, Arizona dhe Florida.

“Po e përsëris dhe një herë, virusi do të zhduket dhe unë do të kem të drejtë. SHBA kanë një shkallë vdekshmërie ndër më të ulëtat në botë”, tha Trump.

Lidhur me testimet shton, se asnjë shtet nuk ka bërë kaq shumë në kaq pak kohë, “Jemi zilia e botës”.

Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 143.289 persona dhe janë infektuar në total 3.898.550.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultatet paraprake të testeve klinike të trajtimit të ri kundër…