Visoka ndan rrugët me FC Besa Peja

16 qershor 2025 | 14:20

Skuadra Besa Peja ka ndarë rrugët me trajnerin e mirënjohur Megzon Visoka. Klubi pejan ka njoftuar se pas takimit të trajnerit me drejtuesit e klubit është vendosur që të mos vazhdohet bashkëpunimi, derisa Viskkën e kanë falënderuar për kontributin e dhënë në klub e Besës.

“Te nderuar futbolldashes dhe tifozë te FC Besa Peja. Ju njoftojmë që pas takimeve në mes drejtorit Ekzekutiv dhe kryetrajnerit Megzon Visoka nuk kemi arritur te gjejmë gjuhë të përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin. Klubi dhe kryetrajneri kanë pasur mendime te ndryshme për organizimin sportiv te kampionatit 2025/2026 dhe rrjedhimisht nuk ka qenë i mundur vazhdimi i bashkëpunimit. FC Besa Peja falënderon kryetrajnerin Visoka për punën shumë profesionale , angazhimin dhe gjithë kontributin në klubin tonë për ketë periudhë kohore. FC Besa Peja i uron shëndet dhe shume suksese ne vazhdim kryetrajnerit Visoka”, thuhet në njoftimin e FC Besa Peja.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të…