Viti 2024 do të jetë edhe më keq, temperaturat e kësaj vere thyen rekordet botërore

21 korrik 2023 | 15:21

Një raport i ri tregoi se muaji i kaluar ishte qershori më i nxehtë në rang global. Edhe temperaturat e sipërfaqeve në oqeane prekën nivele të reja të larta për të tretin muaj radhazi.

Korriku po vendos rekorde të reja gjithashtu. Paralajmërime për të nxehtin përvëlues janë kudo.

Shkencëtarët thonë se Europa po përjeton temperatura “ferri”. Dhe tani, NASA parashikon se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i nxehtë.

Mendoj se njerëzit po ndërgjegjësohen. Kjo është tepër e rëndësishme”, tha Monica Medina nga Wildlife Conservation Society.

Një studim i fundit tregon se rritja e temperaturave po shkakton rreth 1 miliard dollarë shpenzime për shëndetësinë çdo verë. Pa përmendur koston e lartë të energjisë, zjarreve dhe kulturave të humbura.

Mbetet vetëm një shenjë e vjetër. Është si një zjarr në domate. Shkrumbimi i domateve dhe mollëve është më i keqi”, u shpreh drejtori i Gilcrease Orchard, Mark Ruben.

Nëse ne nuk do t’i kishim mbuluar të gjitha këto pemë dhe ujitur ato 3 herë në ditë kur pati thatësirë, shumica prej tyre nuk do ia kishin dalë”, tha Bob Moulds nga Iowa Christmas Tree Association.

Shkencëtarët thonë se edhe hapat e vegjël mund të ndihmojnë, si shishe e riciklueshme apo ecja në vend të lëvizjes me makinë.

Nëse punojmë shpejt dhe fort gjatë shtatë ose tetë viteve të ardhshme, patjetër do të jemi në gjendje të ndalojmë që klima të bëhet gjëja dominuese që me të vërtetë shkatërron mjedisin dhe ekonominë tonë”, shtoi Monica Medina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi Olimpik i Kosovës po merr pjesë në Kampin Olimpik…