Viti shkollor 2019/20 me literaturë të re e buxhet të shtuar

04 janar 2019 | 13:34

Gjatë vitit 2018 arsimin në Kosovë e karakterizuan ngjarje të ndryshme. 

Literatura shkollore që po vlerësohet si sfidë tash e sa vite, gjatë vitit që shkoi ka filluar të ndryshojë.

Madje, për herë të parë me literaturën e re shkollore, edhe mësimdhënësit do të pajisen me libra.

Në një intervistë për “Kosovapress”, Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka treguar planet për vitin 2019, e njëherësh ka folur rreth projekteve që karakterizuan 2018-n.

Lidhur me tekstet shkollore që pavarësisht gjuhës seksiste e raciste, kanë vazhduar të ribotohen, Bytyqi thotë se po punojnë që vitin e ardhshëm t’i përfundojnë tekstet e reja, për të cilat premton se do t’u kushtojnë vëmendje të shtuar që të mos ketë lëshime të tilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden State Warriors dhe Toronto Raptors janë thyer. Kampionët në…