Vitia: Njëherë e mirë me ligj do të rregullohet çmimi i barnave

11 qershor 2021 | 11:32

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e mirëpret nismën e Uran Ismajlit, deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, për ligjin e rregullimit të çmimit të barnave.

Vitia në seancën e Kuvendit ka deklaruar se do të punojë bashkë me Qeverinë dhe Kuvendin për të rregulluar një herë e mirë këtë ligj.

“Për të mundësuar edhe për të parandaluar shpenzimet nga gjepi i qytetarëve sa i përket barnave ka qenë pjesë e agjendës legjislative të Ministrisë së Shëndetësisë që nga fillimi. Ju falënderoj për këtë draft që më dorëzuat për këtë pjesë të rregullimi të ligjit për barna”.

“Ju falënderoj për bashkëpunimin për këtë çështje e pres bashkëpunimin edhe të deputetëve të tjerë, e kemi vullnetin dhe guximin që bashkë të punojmë për këtë dhe ta rregullojmë njëherë e mirë me ligj këtë problem dhe jo me udhëzim administrativ”, ka thënë Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në seancën e sotme…