Vitia pezullon regjistrimin e automjeteve dhe pajisja me dokumente

18 qershor 2020 | 14:53

Një zyrtar i Agjencisë së Regjistrimit Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Viti ka dalë pozitiv në koronavirus.

Për këtë arsyeje ky institucion ka marrë vendim që të pezullojë ofrimin e shërbimeve me palë, njofton Klan Kosova.

Stafi i dy qendrave janë duke iu nënshtruar testit për Covid-19 dhe deri në marrjen e rezultateve dhe konfirmimit nga QKMF në Viti dhe nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, këto dy qendra do të jenë të mbyllura.

Deri në përfundimin e këtij procesi të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në qytetin e Gjilanit, ndërsa shërbimet për Pajisje me Dokumente do të bëhen në qendrat e komunave më të afërta.

Komuna e Vitisë ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën 16:30 pritet…