Vitia së shpejti do të bëhet me muze komunal

20 janar 2020 | 14:50

Komuna e Vitisë do të bëhet me muze komunal. Kjo pasi të hënën kanë filluar punimet në rregullimin e objektit të vjetër ku dikur gjendej Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe e Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë e cila pas rregullimit do të dedikohet për këtë qëllim.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se është shumë e rëndësishme që në qendër të qytetit ta kenë një muze. “Kjo më qëllimin më të mirë që qytetarët dhe vizitorët të njihen me të kaluarën e vendit tonë. Fatmirësisht falë bashkëfinancimit tonë me Bashkimin Evropian kjo do të realizohet së shpejti pasi që sot vetëm se kanë filluar punimet në rregullimin e objektit”, ka thënë Haliti. Ndërsa Alban Morina, menaxher i projektit, ka thënë se financimi  për rregullimin e objektit do të bëhet nga Bashkimi Evropian dhe Komuna e Vitisë dhe atë në dy faza.

Ai ka theksuar se ky projekt do të zbatohet nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) në kuadër të Nismës për bashkëpunim ndërkufitar (MAKS FORUM).

Në anën tjetër, Milot Lala, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, ka falënderuar Bashkimin Evropian që do ta bashkëfinancojë këtë projekt me Komunën e Vitisë. Vlera e këtij projekti do të jetë rreth 30 mijë euro, ku Komuna e Vitisë dhe BE-ja do të kontribuojnë me nga 15 mijë euro.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Suharekës ka njoftuar se pastrimi dhe mirëmbajtja e…