Vitin e ardhshëm Kosova do të përfitojë 120 milionë euro nga BERZh-i

27 gusht 2018 | 15:52

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në margjina të takimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sot në Durrës ka zhvilluar takim me presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Suma Chakrabarti.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj ka falënderuar presidentin Chakrabarti për përkrahjen e projekteve zhvillimore për Kosovën dhe projekteve në kuadër të Integrimit Ekonomik Rajonal, të financuara nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, që Kosovës i siguron perspektivë të qartë integruese në strukturat e Bashkimit Evropian.

Gjatë këtij takimi kryeministri Haradinaj është njoftuar nga presidenti Chakrabarti se në vitin e ardhshëm fondet për Kosovën, nga 70 milionë do të rriten në 120 milionë euro dhe do të fillojë realizimi i unazës së Prishtinës dhe projektet tjera infrastrukturore të prezantuara në shkurt në Samitin e Londrës që kanë të bëjnë me infrastrukturën e qyteteve të tjera të Kosovës.

Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti, duke vlerësuar progresin e Kosovës, ka thënë se BERZH-i do të vazhdojë mbështetjen e projekteve të cilat ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

/Epoka e re/ 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Tottenhemit Hotspur, Son Heung-min vazhdon të shpresojë për…