Vitin e ardhshëm organizohet Forumi ekonomik Kosovë-Japoni

18 dhjetor 2018 | 13:13

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë,  Kiyoshi Koinuma, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas komunikatës për medie të MPJ-së, për nder të 10-vjetorit të  marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve, vitin e ardhshëm do të organizohet Forum ekonomik Kosovë-Japoni.

“Për qëllimin e njëjtë,  kryediplomati kosovar, Pacolli dhe Ambasadori japonez, Koinuma kanë diskutuar në lidhje me organizimin e ceremonisë për shënimin e dhjetë vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve në fillim të vitit të ardhshëm dhe po ashtu organizimin e një Forumi Ekonomik në mes dy vendeve, që pritet të mbahet në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019”, është thënë në komunikatën e MPJ-së.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shndërrimit të kampit të KFOR-it gjerman në Prizren në…