Vitin e ardhshëm shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në Prishtinë

25 shtator 2022 | 00:06

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë të ditur sot se shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet në vitin 2023.

Sahatçiu ka bërë të ditur se vitin tjetër, komuna e Prishtinës ka futur në buxhetin edhe shtatoren për Adem Jasharin.

“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.

Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vijë në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e papritur e çmimeve të energjisë çoi disa qindra…