‘Viva Fresh’ dhe ‘Elkos’ përfituesit më të mëdhenj nga pako e rimëkëmbjes ekonomike

22 prill 2021 | 17:22

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka publikuar listën e 50 bizneseve të cilët përfituan më së shumti nga Pako e Rimëkëmbjes prej 60 milionë eurosh në Qeverinë Hoti.

Në listë ku më së shumti kanë përfituar prijnë ‘Viva Fresh’ me mbi 860 mijë euro dhe ‘Elkos Sh.p.k’ me mbi 675 mijë euro. “50 bizneset që përfituan më së shumti nga Pako e Rimëkëmbjes prej 60 milionë euro shpërndarë nga Qeveria e kaluar, në tetor të vitit 2020. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend, publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pako prej 60 milionë eurove, e shpërndarë nga Qeveria e kaluar në tetor të vitit 2020”, ka shkruar Murati në profilin e vet në “Facebook”.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka bërë një postim interesant në…