Vizatimi i Mandelës shitet për më shumë se 100 mijë dollarë

03 maj 2019 | 11:00

Një vizatim i qelisë së burgut i bërë nga presidenti i ndjerë i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është shitur në një ankand në Nju Jork për 112 575 dollarë.

Vlera e vizatimit “Dera e Qelisë”, i cili është përfunduar nga Mandela në vitin 2002, i ka tejkaluar pritjet prej 60 mijë deri në 90 mijë dollarë.

Qelia i përkiste burgut në Roben Ajllënd, pranë Kejp Taunit.

Mandela ka qenë i burgosur atje, përpara se të bëhej president.

Ai ka qenë në burg 27 vjet dhe ka frymëzuar luftën kundër aparteidit.

Mandela ka vdekur në vitin 2013.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë…