“Vizioni qeverisës e qytetari në qendër” – Kurti merr pjesë në punimet e punëtorisë së VV-së

29 janar 2023 | 18:45

Sot Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar punimet në ditën e dytë të punëtorisë, ku të pranishëm kanë qenë edhe kryetari i partisë, Albin Kurti e Sekretari Organizativ, Alim Rama, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, VV ka thënë se vizioni qeverisës, qyteti për publiken, qytetari në qendër, urbanizmi progresiv kanë qenë temat që janë diskutuar.

Postimi i plotë:

Kanë vazhduar punimet në ditën e dytë të punëtorisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Prishtinë. Gjatë ditës së sotme, përveç Kryetarit të Qendrës, Arben Vitia, të pranishëm ishin edhe Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti dhe Sekretari Organizativ, Alim Rama.

Vizioni qeverisës; Qyteti për publiken; Qytetari në qendër; Urbanizmi progresiv; – ishin tema ku u fokusuan diskutimet tona dy ditore. Viti që shkoi i dha Prishtinës një opozitë të re. Formë e re e opozitës.

Krahas kësaj, në këtë vit do t’i shtojmë aktivitetet tona sepse nevojat po shtohen. Me zgjedhjet e reja në Organizatën tonë ne kemi krijuar struktura të reja të cilat do të jenë afër qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas luftës në Kosovë ishte vënë…