
Vizitë te çlirimtarët në Hagë
Nga Festim Z. Hoti
Sot, në zemrën e Evropës, por larg shpirtit të lirisë që e kemi ndërtuar me gjak e nder, hapa dyert e ftohta të Hagës atje ku sot padrejtësisht mbahen bijtë e luftës së Kosovës.
Muret e larta, rrethimi me tela e kontrollet e pafund, më kujtuan ditët e errëta të pushtimit. Pyetje pa fund, provokime të heshtura, si dikur nga një regjim që menduam se kishte vdekur me lirinë tonë.
Por jo – sërish, në shekullin XXI, liria jonë po sfidohet përmes padrejtësive të rafinuara.
Por aty, në zemër të këtij sistemi, gjeta diçka që nuk mundet asnjë gjykatë, asnjë burg ta mposhtë: qëndresën burrërore dhe krenarinë kombëtare.
Në sytë e tyre, lexova më shumë se sa fjalët mund të thonë.
Lexova dhimbje, por jo frikë.
Lexova përkushtim ndaj Kosovës, por pa mllef.
Lexova forcë,atë forcë që nuk shuhet, sepse buron nga sakrifica.
Ata nuk flasin shumë, por qendrojnë drejt. Sepse e dinë se historia nuk shkruhet në zyrat e ftohta, por në gjakun e të rënëve dhe në fytyrat e atyre që nuk u përkulën.
Kosova është liria e tyre,dhe liria nuk mbahet në burg.
Sot dola nga ajo derë me zemër të rënduar, por me shpirt të frymëzuar. Sepse i pashë shokët që mbrojtën këtë tokë me pushkë, sot po e mbrojnë me dinjitet.
Le të presim drejtësinë, por të mos heshtim për të vërtetën.
Liria ka emra – dhe ata emra sot qëndrojnë në Hagë.
Por nesër, do të jenë sërish në mesin tonë të pastër, të kthjellët, më të fortë se kurrë.
Lavdi çlirimtarëve tanë.
Drejtësia vonon, por nuk mungon – nëse është e drejtë.
Me respekt dhe përulje për çdo lot Nëne, çdo qëndresë burri dhe çdo zemër që nuk harron.
Rrespekte
🙏❤️🇦🇱
#UÇK