Vizitohen disa nga bizneset prodhuese në Podujevë që kanë përfituar nga projekti i subvencionimit

26 prill 2023 | 11:59

Drejtori për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik në komunën e Podujevës, Vigan Salihu i shoqëruar edhe nga dy anëtarët e komisionit Mimozë Restelica dhe Rilind Babatinca kanë vizituar bizneset; Nota Cakes, Mobilerinë Qaza, Fresh Farm shpk, Bujari Al Pvc dhe Alko shpk, të cilat janë përfituese nga ana e komunës në projektin e subvencionimit të investimeve në kapacitete prodhuese.

Nga ky projekt janë gjithsej 16 biznese përfituese, ku shuma maksimale e subvencionit ka qenë 10,000 euro.

Drejtori Salihu gjatë vizitave tha se është hera e parë që kemi filluar me këtë formë të mbështetjes për bizneset prodhuese në shtim të kapaciteteve të tyre prodhuese, si dhe tha se ndjehet shumë i lumtur që po arrijmë t’i ndihmojmë bizneset lokale në fuqizimin e tyre në prodhim dhe në gjenerim të vendeve të reja të punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë…