Vizitoi memorialin e Adem Jasharit, Donaldi shkon në shtëpinë e reperit kosovar: Te vëllai i vogël

06 mars 2022 | 11:18

Donald Veshaj vizitoi dje Prekazin dhe familjen e Adem Jasharit. Aktori i humorit i dhuroj familjes së komandantit legjendar portretin që realizoi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” me rastin e Pavarësisë së Kosovës.

Aktori, i shoqëruar dhe nga familja e tij, u takua me ish-kryetarin e Skënderajt, Bekim Jasharin. Ai u shpreh se piktura do të ruhet në muzeun e kompleksin “Adem Jashari”, ndërsa falenderoi aktorin për vizitën.

Pas këtij takimi, Donaldi është mirëpritur dhe nga Don Xhoni në shtëpinë e tij në Drenicë. Donaldi ka ndarë pamje në rrjete sociale teksa i është referuar reperit si “vëllai i vogël”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri këtë të dielë…