Vjen lajmi i hidhur për fansat e serialit “Pasionet e Fshehta”

09 mars 2022 | 14:18

Seriali i shumë pëlqyer “Pasionet e Fshehta” bëri rikthimin e fuqishëm muajin e kaluar.

Ky lajm i gëzoi pa masë fansat e tyre, por tani është dhënë një lajm i hidhur për ta.

Përmes rrjeteve sociale aktorët e serialit kanë treguar që kanë përfunduar xhirimet e serialit.

“Me atë buzëqeshje në fytyrën tonë dhe kënaqësinë që kemi bërë një super punë, i thamë lamtumirë shtëpisë sonë. Për të gjithë ata që kanë kërkuar, ne tashmë kemi mbaruar regjistrimin e serialit” ka shkruar Natasha Klauss e cila në këtë serial luan rolin e “Saritës”.

“Në ditën tonë të fundit të xhirimeve. Faleminderit për kaq shumë dashuri që keni për “Pasionet e Fshehta”. Faleminderit për të gjithë partnerët e mi të talentuar të skenës, ekipin e prodhimit, grimin, kostumet, regjinë, kamerat, zërin, fotografinë, teknikën dhe të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ëndërr”, shkroi Paola Rey e cila luan rolin e “Himenes”, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë periudhës kohore 3 dhe 8 mars në Departamentin e…