Vjen reagimi i Haradinajt pasi PZAP s’ia lejoi kandidimin për deputet Shemsedin Dreshajt

26 janar 2021 | 17:34

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se do t’i drejtohen Gjyaktës Supreme për tu ankuar në lidhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili nuk e lejoi certifikimin e kandidatit për deputet të AAK-së, Shemsedin Dreshaj.
Po ashtu, Haradinaj ka thënë se është tendencë për qasje selektive edhe kur po respektohen institucionet.
Haradinaj ka thënë se vërejtja gjyqësore e Dreshajt është konsumuar më datë 16.01.2021, teska tha se dy ditë më vonë ishte mbyllur afati i dorëzimit të listave të kandidatëve.
“Me gjithë përkushtimin e Aleancës që të respektojë procesin e certifikimit të kandidatëve, sot jam i shqetësuar me shpërfilljen e skajshme, që PZAP i ka bërë fakteve në rastin e Dr. Shemsedin Dreshajt. Vërejtja gjyqësore që Dr. Dreshaj ka marrë para 3 viteve është konsumuar me 16.01.2021 përderisa afati i dorëzimit të listave është përmbyllur me 18.01.2021 dhe KQZ morri vendim që afati 3 vjeçar të përcaktohet me datë të certifikimit. Megjithë konsumimit tre vjeçar të përcaktuar me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe Vendimit të KQZ-së për lidhjen e afatit me certifikim, PZAP ka shkelur në mënyrë flagrante Vendimin e Kushtetueses, Vendimin e KQZ-së dhe të drejtën themelore për kandidim”, shkruan Haradinaj.

I pari i AAK-së u ka deklaruar se “tendencat për qasje selektive edhe kur respektohen institucionet siç ndodhi sot me zëvendësimin e tre kandidatëve që bëri Aleanca, shpërfaq një orkestrim për dëmtim të demokracisë dhe sundimit të ligjit”.
“Aleanca do t’i drejtohet Supremes për rastin e Dr. Dreshaj dhe mbesim me besim të plotë që ky vendim i padrejtë i PZAP do të hidhet poshtë. Tendencat për qasje selektive edhe kur respektohen institucionet siç ndodhi sot me zëvendësimin e tre kandidatëve që bëri Aleanca, shpërfaq një orkestrim për dëmtim të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur lidhur me situatën…