Vjen reagimi i parë i Ancelottit pas shkarkimit nga Napoli

11 dhjetor 2019 | 17:53

Trajneri Carlo Ancelotti është deklaruar rreth shkarkimit që ia bëri mbrëmë Napoli. Trajneri italian e fitoi ndeshjen ndaj Genkut 4-0 në Ligën e Kampionëve, por që më pas u shkarkuar nga napolitanët.

Ish-trajneri i Milanit, Real Madridit dhe Chelseat, ka thënë se i falënderon pronarët, presidentin dhe lojtarët e klubit për bashkëpunimin që kishin.

“Dua që personalisht ta falënderoj klubin, pronarët, lojtarët e mi, stafin tim dhe presidentin për të jetuar këtë mundësi fantastike dhe të kem një eksperiencë në një qytet të bukur si Napoli”, ka shkruar Ancelotti.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur takimi në mes të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje,…