Vjen reagimi i Pecit pas intervistimit, mesazh qytetarëve: Epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju

28 maj 2025 | 10:23

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas intervistimit nga Njësia e Veçantë Hetimore e Policisë së Kosovës pas disa bastisjeve të kryera dje me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

“Jam i bindur që epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju sikurse është i njohur për rreth 30 mijë fermerë, që përfitojnë në baza vjetore subvencione dhe grante e që njëherit janë dëshmitarët më të vëmendshëm në cdo cep të Kosovës. Ata, më së miri e dinë se në funksion të kujt, e kam kryer detyrën zyrtare”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

Reagimi i plotë i Pecit:

Të dashur qytetarë, miq e familjarë;

U jam mirënjohës për shprehjen e shqetësimit si dhe për solidaritetin e treguar gjatë ditës së djeshme, me rastin e intervistimit tim nga organet e rendit dhe drejtësisë.

Me theks të vecantë, ju drejtohem 133,987 qytetarëve që më kanë dhuruar gjënë më të shenjtë; besimin!

Jam i bindur që epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju sikurse është i njohur për rreth 30 mijë fermerë, që përfitojnë në baza vjetore subvencione dhe grante e që njëherit janë dëshmitarët më të vëmendshëm në cdo cep të Kosovës. Ata, më së miri e dinë se në funksion të kujt, e kam kryer detyrën zyrtare.

Çdo shkronjë, fjalë, si në të shkruar ashtu edhe e thënë, është e qasshme për secilin që ka interesim.

Kosova, si vend i bekuar ka një popull të mrekullueshëm, e mbi qiellin e kësaj toke e këtij populli, ka Zot! 🫶

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të akuzuar për rastin e vrasjes…