Vjen reagimi nga Haga për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës

22 dhjetor 2017 | 22:05

Zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar, Christpher Bennet, ka thënë se ata janë duke vazhduar punën në bazë të mandatit që u ka dhënë ligji.

Zëdhënësi Bennet nuk ka dashur t’i komentojë zhvillimet në Prishtinë ku një grup i deputetëve të Kuvendit i kanë mbledhur nënshkrimet për ta thirrur një seancë të jashtëzakonshme me të cilën do të bëhej përpjekje për shfuqizimin e Ligjit i cili themelon gjykatën që do t’i trajtojë krimet e pretenduara se janë kryer nga ish-pjesëtarët e UÇK-së.

“Ne punojmë në kuadër të Ligjit për Specialen dhe po punojmë në kuadër të mandatit aktual. Nuk mund të flasim për ndonjë mandat tjetër eventual”, ka thënë Bennet për “KALLXO.com”.

“Nuk mund të spekuloj për gjëra të tilla. Unë flas vetëm për mandatin tonë dhe mandati ynë vjen nga Ligji Special dhe ne jemi të fokusuar në këtë”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta prestigjioze e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “The Washington…