Vjen urimi i Malit të Zi pas aneks marrëveshjes për demarkacionin

16 shkurt 2018 | 13:42

Pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij malazez, Filip Vujanoviq për çështjen e demarkacionit, Qeveria e Malit të Zi ka uruar qytetarët e Kosovës për mundësinë e liberalizimit të vizave.

“Përgëzojmë miqtë tanë, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin si dhe qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave. Ne kemi bërë punë të shkëlqyeshme në interes të qytetarëve të vendeve tona”, ka shkruar Qeveria e Malit të Zi në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley ka thënë…