Vjosa i mori ato vota sepse LDK-ja u mobilizua shumë

16 prill 2020 | 09:11

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vjosa Osmani ka marrë aq vota për shkak të mobilizimit të madh që kishte LDK-ja. Gashi ka thënë se LDK-ja ishte organizuar mirë që të sigurojë sa më shumë vota për bartësen e listës që ishte Vjosa Osmani për shkak të garës me Vetëvendosjen se cili lider do të marrë më shumë vota. “Në të gjitha zgjedhjet dhe te të gjitha partitë bartësi i listës merr 70-80 për qind të votave të elektoratit të tyre”, tha Gashi në “RTV Dukagjini”.

I pyetur nëse LDK do t’i kishte votat e njëjta nëse Vjosa Osmani nuk do të ishte bartëse e listës, Gashi tha se, ndoshta, do të dilnim më mirë. “Ndoshta do të kishim më shumë, ndoshta më pak! Ne e dinim që matjet e kohës ishin që do të ishim 7-8 për qind para Vetëvendosjes. Kur jemi futur në fushatë kemi filluar rënien”, tha Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në seancën e mocionit të…