Vjosa Osmani ka një porosi me fjalët e Jusuf Gërvallës

01 shkurt 2020 | 20:30

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe me gjasë kryetarja e re e Kuvendit, Vjosa Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar një porosi duke cituar fjalët e Jusuf Gërvallës.

“‘Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!’ -Jusuf Gërvalla”, ka shkruar Osmani.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në bisedime për arritjen e një marrëveshje për të qeverisur së bashku.

Këto dy parti pritet që nesër, e diel, të nënshkruajnë marrëveshje për formimin e një koalicioni qeverisës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka bërë me dije…