Vjosa Osmani pritet në takim nga Palmeri

16 tetor 2019 | 17:33

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, është pritur sot në takim nga zëvendësndihmëssekretari i shtetit, Mathew Palmer, i cili është po ashtu përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor.

Ajo ka treguar se me Palmerin kanë diskutuar për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që i presin.

“Sot në Departamentin e Shtetit u prita nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Mathew Palmer, i cili është po ashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
17.10.2019 Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit Prishtinë 1.…