Vlera e lirimeve nga tatimi doganor për lëndën e parë është mbi 357 mijë euro

21 shkurt 14:43

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se vlera e lirimeve nga tatimi doganor për lëndën e parë arrin vlerën e 357,605.86 euro vlerë. Sipas tij, nga lirimi i TVSH-së për lëndë të parë bizneset kanë përfituar  2.9 milionë euro. Këto komente ministri Hamza i bëri të mërkurën me rastin e vizitës së tij në Odën Ekonomike të Kosovës.

Po ashtu, ai ka pohuar se lirime nga tatimi i akcizës për lëndët ndihmëse arrijnë vlerën 1.2 milion euro, kurse, për pajisje të IT-së 50.000 euro.

Kurse, kreu i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka thënë se reformat fiskale janë në favor të ambientit të të bërit biznes në Kosovë.  “Si Odë Ekonomike e Kosovës fuqishëm i mbështesim reformat ligjore që paraqesin siguri juridike, qoftë për bizneset vendore por edhe për investitorë të huaj. Është e dëmshme të mbështetën iniciativa ligjore nga grupe të ndryshme vetëm për përfitime politike dhe mbrojtjen e interesave të grupeve të caktuara”, ka thënë Gërxhaliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën…