
VLERËSIMI I PROF. SOFOKLI LAZRIT, PËR FJALIMIN E MILLOSHEVIQIT, NË 600 VJETORIN E BETEJËS SË KOSOVES, NE GAZIMESTAN, MË 28 QERSHOR 1989!
Në fjalimin që Millosheviçi mbajti me rastin e 600-vjetorit të betejës së Kosovës në Gazi Mestan, tha se”… që nga koha që turqit hynë në Serbi në shekullin e 14-të vetëm këtë vit populli në Serbi u bë i lirë dhe atij iu kthye sovraniteti shtetëror, nacional e shpirtëror!
Lufta Nacionalçlirimtare, Partia Komuniste e Jugosllavisë, Tito, AVNOJ, Federata e të tjera simbole e nocione të Jugosllavisë së Re mund t’i bashkohen turqve të sulltan Muratit, dmth armiqve të Serbisë!
Ai hapur u tha të pranishmëve se Jugosllavia e Pasluftës duhet të hidhet në koshin e historisë dhe nëqoftëse kjo nuk bëhet me të mirë atëherë duhet bërë me armë!
Interesant është fakti se përfaqësuesit zyrtarë të Federatës e të republikave të tjera i dëgjuan pa bërë as reagimin më të vogël këto deklarata e kërcënime të rrepta të presidentit serb!
Sigurisht nuk mund të mendohet se qëndrimi “gatitu” pëграга udhëheqësit të serbëve nacionalistë erdhi nga mungesa e guximit të tyre politik e personal, ose nga një mosvlerësim i fjalëve të thëna!
Kjo ndodhi nga se ata i hapën dritën jeshile dhe nxitën arrogancën e nacionalistëve serbë që atëherë kur aprovuan amendamentet në kushtetutën e Serbisë e që kufizonin autonominë e krahinave, që atëherë kur votuan për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, që atëherë kur nuk kërkuan llogari për vrasjen e shqiptarëve, që atëherë kur nuk kuptuan se fati i Jugosllavisë së AVNOJ-it varej nga qëndrimi ndaj ngjarjeve të Stari Tërgut…”!
Marrë nga “Zëri i Popullit” 1989)
Përgaditi për publikim,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 29 Qershor 2025!