Vlerësohet bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës me NALT-in

31 mars 2026 | 12:35

Drejtori i Departamentit për NATO në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Astrit Zemaj, ka pritur në një takim lamtumire gjeneral brigadier dr. Sven Lange, drejtor i NALT në kuadër të NATO-s, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë dhe i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe NALT, bashkëpunim i cili ka kontribuar drejtpërdrejt në avancimin e kapaciteteve të Kosovës dhe në rritjen e ndërveprueshmërisë me strukturat e NATO-s.

Me këtë rast, drejtori Zemaj shprehu mirënjohjen për lidershipin dhe angazhimin e gjeneral brigadier Dr. Sven Lange gjatë mandatit të tij në Kosovë, si dhe për kontributin e tij në përmbushjen e standardeve që e afrojnë Republikën e Kosovës me synimin strategjik të anëtarësimit në NATO.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej bashkëpunimin me NATO-n dhe vendet aleate, duke e konsideruar këtë bashkëpunim thelbësor për sigurinë dhe integrimin e saj të plotë në Aleancën Veri-Atlantike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në…