Vlorë, konfiskohen 300 kilogramë hashash, kapen edhe trafikantët

20 mars 2019 | 18:00

Polica kufitare “Delta Force” dhe Drejtoria e qarkut Vlorë në një aksion të përbashkët kanë kapur rreth 300 kg hashash në gjirin e quajtur “Petruna” në gadishullin e Karaburunit.

Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në këtë gji ku është gjetur droga janë kapur dhe arrestuar dy persona si të dyshuar për posedues droge.

Ata janë Elton Muço, 40 vjeç si dhe Olsi Ylli 30 vjeç. Ndërkohë sipas burimeve nga policia kufitare droga ishte e fshehur në këtë gji dhe priste për t’u ngarkuar dhe më pas transportuar drejt Italisë./Top Channel/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se…