Vodhi para e stoli në një banesë, dënohet me 8 muaj burgim

09 korrik 2019 | 15:26

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë me dije se të akuzuarin me inicialet A.P e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me tetë muaj burgim.

A.P. është akuzuar nga Prokuroria, pasi në vitin 2012 në Prishtinë, në lagjen “Arbëria” me qëllim që vetes t’i sjellë përfitime pasurore në mënyrë të kundërligjshme kishte depërtuar në banesën e të dëmtuarit K.H dhe pasi kishte demoluar tërë banesën, nga aty kishte marr një llaptop në vlerë 950 euro, stoli ari në vlerë prej 160 euro dhe disa stoli argjendi.

Me këtë rast, ai i kishte shkaktuar dëme materiale të dëmtuarit K.H. Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike ishte udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e…