Vogëlushi qan duke u larguar nga Ukraina: Babanë e lamë në Kiev, do të luftojë me heronjtë tanë (video)

28 shkurt 2022 | 11:52

Familjet në Ukrainë janë dërrmuar në konfliktin më të madh evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kjo edhe pasi gratë dhe fëmijët ukrainas i kanë lënë pas burrat dhe baballarët e tyre pasi autoritetet ukrainase urdhëruan burrat e moshës 18-60 vjeç të qëndronin dhe të luftonin kundër forcave ruse, raporton “The Guardian”.

“Ne e lamë babin në Kiev dhe babi do të shesë gjëra dhe do t’i ndihmojë heronjtë tanë, ushtrinë tonë, ai madje mund të luftojë”, ka thënë Mark Goncharuk, një vogëlush në lot në sy, derisa ai dhe të afërmit e tij iknin nga kryeqyteti.

“Ne kemi ecur për rreth tre orë dhe ju na shpëtuat. Mendoja se do të ecnim për dy ose tri ditë. Mendoja se do të ecnim gjithë ditën, por ju na ndihmuan”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE)…